Teen World është një program interaktiv dedikuar të gjithë atyre që janë pjesë e botës së vecantë të adoleshentëve. Përmes këtij programi synojmë të jemi miq të mirë për gjithë adoleshentët Shqiptarë, dhe t’u ofrojmë ndihmë për sfidat e tyre të përditshme, në familje, shkollë, shoqëri apo kudo. Gjithashtu ky program synon të njohë nga afër dëshirat e të rinjve sot dhe të jetë sa më realist dhe koherent me ta.

Në këtë program adoleshentët ndajnë mendimet e tyre përmes intervistave, letrave apo pjesëmarrjes në studio. Gjithashtu për çdo problem aty do të gjeni një zgjidhje bazuar në Fjalën e Perëndisë. Mr. Wright është kthyer shumë shpejt jo vetëm në mikun e adoleshentëve por dhe të prindërve me këshillat e tij të vlefshme dhe me përgjigjet e tij për pyetjet e dëgjuesve tanë.