Për shumë gra, shpresa është një fjalë e panjohur. 66% e analfabetëve në botë janë gra; 2 milionë gra dhe fëmijë trafikohen çdo vit; dhuna në familje shkaku kryesor i dëmtimeve dhe vdekjeve tek gratë në mbarë botën. Nëpërmjet punës së “Projektit Ana” gratë në mbarë botën, po dëgjojnë për shpresën dhe po e përjetojnë atë – madje në disa raste edhe për herë të parë. Radio mund t’i arrijë gratë kudo që ato janë, pavarsisht statusit të tyre social, kulturës apo vendndodhjes.

Shpresë per ty

Programi “Shpresë për ty” është një program prej 30 minutash për gra dhe vajza, ku përfshihen intervista, diskutime, meditime, dëshmi duke siguruar këshilla praktike për shëndetin, çështjet familjare si edhe mësime shpirtërore për jetën e përditshme. Ky program transmetohet në më shumë se 550 stacione radiofonike dhe ka prekur zemrat e shumë grave, duke bërë që ato të gjejnë Krishtin dhe ta jetojnë jetën për Të.

Ky program transmetohet në:

Radio 7 çdo të shtunë dhe të dielë ora 08:30 dhe ritransmetimi 15:30, në Tiranë në 97.7 FM, në Lushnjë, Fier në 88.2 FM dhe në Elbasan 102.3 FM.

Radio Alfa dhe Omega çdo të shtunë ora 14:30 dhe çdo të dielë ora 9:00, në Tiranë në 102.6 FM

Radio Logos, në Pogradec, në 92.4 FM, çdo të shtunë ora 08.30 dhe ritransmetimi të dielën ora 17:00,

Radio Emanuel, në Korcë, në 95.7 FM, çdo të shtunë ora 09:00 dhe ritransmetimi të hënën ora 13:00

Kalendari i Lutjes i Projektit Ana

Lutja është shtylla kurrizore e “Projektit Ana”. Ne besojmë se shërbesa e vërtetë ndodh në lutje dhe përmes radios ne thjesht korrim atë që kemi mbjellë në lutje.  “Projekti Ana” nxit individët, kishat dhe grupet e grave të marrin pjesë në lëvizjen mbarëbotërore të lutjes. Me mijëra gra dhe burra përdorin kalendarin e lutjes, për të ndërhyrë tek Zoti për gratë që vuajnë. çdo muaj, “Projekti Ana” nxjerr një kalendar lutjeje me informacione dhe kërkesa lutje, i cili fokusohet në një grup të veçantë njerëzish, në një vend, apo një çështje të caktuar.

Bashkohuni me ne në lutje përmes radios çdo ditë në orën 7:15 dhe 22:00, në Radio 7, në Tiranë në 97.7 FM, në Lushnjë, Fier në 88.2 FM dhe në Elbasan 102.3 FM.

Bashkohuni me ne në lutje përmes Kalendarit të lutjes së Projektit Ana ose kontaktoni për ta marrë atë çdo muaj.