Programi “Prekja e Zotit” është një program prej 30 minutash, pjesë e shërbesës radiofonike të Dr. Charles Stanley-t. Mesazhi i Dr. Stanley-it prek fusha të tilla si prindërimi, financat, emocionet, marrëdhëniet dhe krizat personale. Mësimet për rritjen shpirtërore fokusohen tek lutja, karakteri i Perëndisë, miqësia përmes Frymës së Shenjtë dhe Personi i Jezus Krishtit.  Ky program ofron të vërteta biblike praktike për jetën e përditshme.

Ky program transmetohet në:

Radio 7, çdo të shtunë ora 9 dhe ritransm. ora 19:00, në Tiranë në 97.7 FM, në Lushnjë, Fier në 88.2 FM dhe në Elbasan 102.3 FM.

Radio Alfa dhe Omega, çdo të shtunë dhe të dielë ora 20:30, në Tiranë në 102.6 FM

Radio Logos, në Pogradec në 94.2 FM, çdo të shtunë dhe të dielë ora 01:00, 08:00 dhe 18:00.

Radio Emanuel, në Korcë në 95.7 FM çdo të shtunë ora 08:00 dhe çdo të hënë ora 21:00.