‘TWR-Albania’ është partneri Shqiptar i TWR (Trans World Radio), networkut më të madh mediatik të krishterë në botë. TWR prodhon dhe transmeton programe në mbi 225 gjuhë dhe dialekte te botës.

‘TWR-Albania’ përfaqësojnë kisha dhe denominacione të ndryshme. Duke besuar në fuqinë e radios për të ndryshuar kombin tonë, bordi i fondacionit dhe stafi janë të përkushtuar të sjellin programe radiofonike cilësore dhe të punojnë në mënyra të ndryshme për të prezantuar Ungjillin para çdo Shqiptari, brenda dhe jashtë kufijve tokësorë.

Programi i parë i prodhuar dhe transmetuar në gjuhën shqipe është “Përmes Biblës”, një studim 5-vjeçar varg për varg i Biblës nga Dr.J.Vernon McGee. Ky program u pasua nga “Prekja e Zotit”, një program nga predikuesi i njohur, Dr.Charles Stanley.

Sot ‘TWR-Albania’ prodhon programe për gra në shqip dhe në gjuhën rome, programe për adoleshentë, programe për misionarë, drejtues dhe fëmijë.

Fondacioni ‘TWR-Albania’ është i përkushtuar t’u shërbejë Shqiptarëve kudo ku jetojnë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, si edhe komunitetit të emigrantëve në Itali, Greqi dhe kudo tjetër në Evropë dhe USA. Programet tona transmetohen në Shqipëri përmes 4 radiove lokale, në Itali përmes network-ut CRC, në Kosovë në 5 radio lokale, në Suedi përmes 4 radiove lokale, si edhe në satelit.