Fondacioni ‘TWR-Albania’ është themeluar në qershor të vitit 2003. Disa drejtues të kishave ungjillore Shqiptare, nën drejtimin e Pastor Albert Dostit iu përgjigjën thirrjes së drejtuesve të TWR në Evropë dhe krijuan Bordin e fondacionit me dëshirën e mirë për të kontribuar në rritjen shpirtërore të kishës Shqiptare.